Lifestyle

Pesë teknika që do të të ndihmojnë për të pasur përqëndrim në punë!

Egzistojnë disa truke praktike dhe efektive për të përmirësuar përqendrimin në punë. Teknika Pomodoro ka si qëllim të punuarit me intervale kohore të caktuara. Për shembull, vendos një alarm për 25 minuta ku përqendrohesh vetëm në një detyrë dhe më pas bëj një pushim të shkurtër prej 5 minutash. Pasi të kesh përsëritur këtë proces disa herë, bëj një pushim më të gjatë. Kjo të ndihmon të copëzosh punën dhe të qëndrosh i/e përqendruar.

Telefonat janë armiku më i madh i përqendrimit. Çdo njoftim është një mundësi e re për t’u shpërqendruar. Kur ke nevojë për përqendrim maksimal, vendose telefonin në një vend të paarritshëm ose, edhe më mirë, në “Airplane Mode” ose “Do Not Disturb”. Nuk ka njoftime, nuk ka shpërqendrim, je vetëm ti dhe detyrat e tua. Një tryezë e çrregullt krijon një mendje të çrregullt. Kujdesu që hapësira ku punon të jetë e pastër dhe e organizuar. Çdo gjë e panevojshme duhet të zhduket nga tryeza.

Nëse studion apo punon, mbaj vetëm mjetet e nevojshme si laptopi, stilolapsi dhe fletoret. Kjo krijon një ambient që e detyron trurin të përqendrohet vetëm në atë që është e rëndësishme. Kur qëndron ulur për një kohë të gjatë, përqendrimi fillon të bjerë. Një pushim i shkurtër për të lëvizur rrit qarkullimin e gjakut dhe rikthen fokusin. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur ndihesh i lodhur ose i bllokuar.

Nëse të duhet një shtysë për përqendrimin, vendos një listë muzikore pa tekste. Këto lloje tingujsh ndihmojnë në zvogëlimin e shpërqendrimeve dhe e bëjnë mendjen të punojë më lirshëm në detyrën që po bën. Shumë programues dhe shkrimtarë përdorin tinguj të natyrës ose muzikë klasike pa tekst për të rritur përqendrimin gjatë punës. Eksperimentimi me këto teknika të thjeshta të ndihmon të gjesh se cila funksionon më mirë për ty.

Mindfulness mund të ndihmojë në menaxhimin e stresit në zyrë dhe në punë. Mendja vrapon, duke u përpjekur të merret me gjithçka në të njëjtën kohë, por rezultati është vetëm stres, lodhje dhe konfuzion. Mindfulness është praktikë e sjelljes së vetëdijes, rrjedh nga traditat e lashta budiste medituese, por në dekadat e fundit ka gjetur një vend të spikatur edhe në kontekstet moderne të jetës dhe punës. Studimet shkencore kanë treguar se ndërgjegjja mund të reduktojë stresin, të përmirësojë përqendrimin dhe të rrisë ndjenjën e kënaqësisë personale.