Bota

Pesë mumje mesjetare shkatërrohen nga zjarri i qëllimshëm në kishën në Dublin!

Pesë mumje të epokës së mesjetës janë shkatërruar nga një zjarr i qëllimshëm në kryeqytetin irlandez Dublin. Objektet e lashta ruheshin në kriptet e tyre në një kishë në Dublin dhe janë dëmtuar përtej riparimit, prej zjarrit dhe ujit të përdorur për ta shuar nga zjarrfikesit, tha sot një zyrtar i kishës. Pesë mbetjet e vjetra ruheshin prej shekujsh në kishën e shekullit të 11-të Michan në qendër të Dublin, të cilat ishin nga atraksionet më të kërkuara të qytetit.

Katakomba mban disa trupa të mumifikuar, përfshi dhe ato të vëllezërve Henry e John Seares, të ekzekutuar nga anglezët pas shtypjes së Rebelimit Irlandez në vitin 1798. Në kishën e St Michan ruhen gjithashtu mbetjet e fisnikëve të Dublinit në shekujt e 17-të, 18-të e 19-të.

Një i huaj kishte hyrë në dhomën e mumjeve pasditen e djeshme dhe kishte ndezur zjarrin, që më pas u shua më ujë nga zjarrfikësit, tha peshkopi i Dublinit, Michael Jackson, për rrjetin RTE radio. Kryepeshkopi i Dublinit David Pierpoint tha për rrjetin BBC:

Është katastrofike për qytetin, për historinë dhe për dioqezën tonë. Ne varemi nga të ardhurat e turistëve dhe tani që nuk kemi kriptin e mumjeve shumë gjëra do të prishen.

Ju rikujtojmë se, disa mbishkrime drithëruese në muret e tumave famëkeqe thuhet se paralajmëronin për sëmundje vrasëse që mund të vijnë nga ‘mallkimi.’ Tashmë misteri mallkimit të varrit të Tutankamun duket se është zgjidhur teksa studiuesit thonë se mbetje toksike ishin lënë pranë varreve të pahapura që prej kohës kur ato janë ndërtuar. Deklarata vjen pas raportimeve për ‘vdekje të dyshimta’ pas hapjes së disa prej tumave të lashta. Revista ‘Journal of Scientific Exploration’ (JSE) shkruante:

Shumë varre të lashta në rrënojat e famshme të Egjiptit besohej se ishin të kontaminuara me radioaktivitet.