Sipas asaj që ka mësuar redaksia e “DAZN”, Majk Menjan konsiderohet padyshim një aset nga klubi dhe një nga portierët më të fortë në Serinë A. Dialogët për rinovimin nuk kanë të ndalur asnjëherë edhe pse nuk kemi hyrë ende në korridorin përfundimtar të negociatave.
E njëjta situatë është edhe në lidhje me rinovimin me klubin kuqezi të Teo Hernandezit. Negociatat për rinovime vazhdojnë edhe për lojtarë të tjerë. Aktualisht siç parashikohej nga media të ndryshme në shtator kontrata në fuqi mes Menjan dhe klubit përfundon në vitin 2026 dhe drejtuesit duan të paraprijnë futjen në sezonin e fundit të kontratës ku rrjedhimisht edhe përfitimet në një transferim të mundshëm ulen ndjeshëm.
Prandaj Milani mendohet se i ka ofruar 5 milionë euro francezit që do të bëhej kështu lojtari i dytë më i paguar në skuadër pas Leaos që paguhet me 8 milionë euro në sezon.