Horoskopi

Pesë gabimet që Virgjëresha mund të bëjë në dashuri!

Shenjat e Tokës janë të besueshme, të organizuara dhe gjithnjë një hap përpara. Pra, sigurisht që Virgjëresha nuk mund të bëjë përjashtim. Në shumë dimensione, Virgjëresha është një shenjë fantastike, por në aspektin e dashurisë, mund të bëjë ca gabime. Sipas astrologes, Nina Kahn, një Virgjëreshë ka qasje unike në dashuri, por natyrisht, e tepron ndonjëherë me disa gjëra:

Më shumë kritika seç duhet

Kritikat konstruktive janë të mirëpritura nga njerëzit, por shpesh, Virgjëresha ka tendencën ta teprojë. Mund të jetë e ashpër, e pamatur dhe të lëndojë ndjenjat e personit tjetër.

Si rregullohet? Duke u menduar pak më gjatë për mënyrën se si do ta shprehësh kritikën, sepse të gjithë e dimë se qëllimet e tua janë të mira.

Mendon më shumë seç duhet

Virgjëresha është ‘mbretëresha e overthinking’ dhe analizon me detaje gjithçka, që nga veprimi më i vogël e deri te ngjarjet madhore. Ky është një zakon që ndikon në një marrëdhënie dhe shpeshherë, negativisht, pasi Virgjëresha ka tendencën që të veprojë sipas skenareve që krijon në kokë.

Si rregullohet? Mbaj një ditar dhe shkruaj ndjesitë dhe mendimet e tua.

Ngec në rutinë

Si një shenjë Toke, Virgjëresha nuk jeton dot pa rutinën dhe ky është një fakt. Kjo shenjë horoskopi e respekton shumë rendin dhe rregullin, ndaj nuk është çudi që çdo ditë të bëjë të njëjtën gjë. Megjithatë, kjo mund të sjellë mërzi dhe monotoni në një raport.

Si rregullohet? Duke vendosur me personin tjetër që të miksoni pak rutinën, të dilni në një takim romantik, të shihni një film në kinema etj. S’ta qajmë hallin për ide.