Janë 5 italianët e përzgjedhur nga UEFA në 11-shen më të mirë të Euro 2020.
Kampionët e rinj të Europës përfaqësohen me numrin më të lartë të lojtarëve në formacionin e rreshtuar me modulin 4-3-3.
Në portë, sigurisht që është heroi i “Wembley”-t, Xhixho Donaruma i cili këtë sezon do të mbrojë portën e PSG. Në mbrojtje janë Kajli Uollker, Leonardo Bonuçi, Herri Mehuajër dhe Leonardo Spinacola, që pavarësisht dëmtimit, ranë sy me lojën e tij në 4 ndeshjet e para.
Në mesfushë janë vendosur Zhorzhinjo, Pierr-Emil Hojbjerg dhe talenti Pedri. Në sulm, treshja përbëhet nga Federiko Kieza, Romelu Lukaku dhe në qendër dhe Rahim Sterling.