E gjithë vëmendja është tek marka prestigjioze Gucci dhe aktorja e njohur Salma Hayek, e cila bëri bujë në ceremoninë e 80-të të ‘Golden Globes’ në Beverly Hills me një fustan të punuar nga stilisti italian. Hayek iu bashkua shumë aktorëve dhe artistëve të tjerë të famshëm për mbrëmjen e rëndësishme të Hollywood-it. Përveç sukseseve të saj këtë radhë ishte veshja e cila e vendosi atë në qendër të diskutimeve.
Salma shkëlqeu me parakalimin e saj në tapetin e kuq me një fustan të bukur nga Gucci, i cili përmbante një bust me korse, shtresa prej pëlhure gjysmë të tejdukshme dhe me shkëlqim, një siluetë me flaper të viteve 1920 dhe një dizajn si rrjetë merimange të krijuar nga detaje me rruaza argjendi.
Muajin e kaluar, 56-vjeçarja dukej mjaft bukur për premierën e ‘Puss in Boots: The Last Wish’ me një fustan mahnitës blu të Alexander McQueen që theksonte figurën e saj dhe format e saj trupore. Fustani përmbante gjithashtu me një bust të tejdukshëm korse të stolisur me kristale argjendi, rruaza dhe temina. Fustani magjepsës kishte mëngë të tejdukshme, kapele, një dekolte dhe një fund prej tyli, me plisa deri në dysheme, që i dilte nga beli.
Salma Hayek është një aktore meksikane, producente televizive, producente filmash, regjisore filmash, aktiviste sociale dhe biznesmene e lindur në shtator të vitit 1966. Emri i saj i plotë është Salma Valgarma Hayek Jimenez dhe ka lindur në Veracruz, Meksikë. Salma Hayek u largua nga Meksika në moshën 12-vjeçare kur u bashkua me Akademinë e Zemrës së Shenjtë në Grand Coteau, Luiziana. Megjithatë, ajo u kthye për të studiuar marrëdhëniet ndërkombëtare në Meksikë sërish. Për të zbuluar më shumë rreth karrierës, filmave dhe gjithçka tjetër rreth saj mjafton të klikoni këtu.