Vendosja e buzëkuqit, më specifikisht ngjyrës së kuqe, mund të jetë përveçse shumë lajkatare, edhe fitimprurëse. Sipas një studimi të botuar në revistën shkencore ‘Hospitality Management’, kamarieret që mbanin të kuq buzësh morën bakshishe më të mira.
Natyrisht, burrat ishin ata që e dhanë pjesë më të madhe të bakshisheve, ndërsa gratë duket se nuk u prekën nga ky detaj. E njëjta gjë është parë edhe në industrinë e hotelierisë.
Një tjetër studim i Psikologjisë Sociale tregon se gratë që përdorin grim kanë më shumë shanse për të pasur sukses, për të pasur fitime më të mira në vendin e punës pasi duken më të shëndetshme. Nëse doni të lini një përshtypje të mirë, buzëkuqi nuk është më aq i nevojshëm, por padyshim që mund të ndihmojë pak.
Psikologët thonë se gjëja e parë që një mashkull i kushton vëmendje kur takohet me një femër janë buzët e saj. Kjo është arsyeja pse buzët konsiderohen si simbol i feminitetit, sensualitetit dhe joshjes. Buzëkuqi i kuq siç rezultoi i prek meshkujt çuditërisht. Dy specialistë nga Universiteti i Brittany-it Jugor, Nicolas Gueguen dhe Celine Jacob kryen një eksperiment.
U zgjodhën tre kamariere të restoranteve Vanchsi, të cilat i grimuan buzët me buzëkuq të kuq, rozë dhe kafe. Ato iu shërbyen 447 vizitorëve gjatë eksperimentit. Eksploruesit e mëparshëm nga Universiteti i Roçesterit në Nju Jork kanë konfirmuar tashmë shkencërisht se gratë në të kuqe tërheqin më shumë vëmendjen e meshkujve.