Tech

Përveç fotove tani WhatsApp ju mundëson edhe dërgimin e videove HD!

Një nga mangësitë kryesore të dërgimit të fotove përmes WhatsApp është procesi që pason, ulja e madhësisë, rezolucionit dhe kualitetit të tyre. Megjithatë, më në fund ky problem do t’i kalojë të kaluarës pasi “fotot HD” më në fund kanë arritur. Në “gjuhën” e WhatsApp, në këtë rast fjala “HD” do thotë se rezolucioni tani do shkojë deri në 4096 x 2692. 

Por, nuk mbetet me kaq, ‘WhatsApp‘ na jep tani mundësinë për të dërguar edhe video në HD. Platforma në pronësi të ‘Meta’ konfirmoi se risia për të dërguar dhe marrë video në HD aktualisht është duke u përhapur për përdoruesit si në Android ashtu edhe në iOS.

Veçoria e videos HD mund të aktivizohet kur jeni gati ta ndani videon me të tjerët. Deri më tani, videot në platformë ishin të kufizuara në 480p, por tani përdoruesit mund të aktivizojnë opsionin 720p. Zgjidhni videon që dëshironi dhe klikoni ikonën HD që ndodhet në pjesën e sipërme të ekranit. Më pas, do të shfaqen alternativat nëse dëshironi ta dërgoni videon në formatin Standard apo HD. Zgjidhni dhe dërgoni mesazhin si zakonisht.