Celebrities Gossip Showbiz

Personazhet VIP që kurorëzuan dashurinë e tyre në altar gjatë vitit 2023!

Viti 2023 ishte i mbushur me shumë ngjarje në showbizzin shqiptar. Ndarjet, ribashkimet, lidhjet e reja, martesat, sherret, pajtimet, miqësitë e reja, fëmijë të ardhur në jetë, sukseset dhe shumë të tjera. Tashmë edhe disa ditë na ndajnë nga fundi i këtij viti dhe po ju listojmë çiftet e showbizit shqiptar që kurorëzuan dashurinë e tyre në altar.

 Kiara Tito dhe Luiz Ejlli

Tashmë të gjithë e dinë historinë e dashurisë së Luizit dhe Kiarës, e cila nisi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother”. Pas shumë sprovave që kaluan gjatë atij rrugëtimi, Luizi dhe Kiara kurorëzuan dashurinë e tyre në finalen e madhe të “BBV2“. Një ceremoni e organizuar përpara Bashkisë së Tiranës, kurorëzim i cili u bë nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, me të ftuar disa nga të afërmit e çiftit dhe transmetuar live në spektaklin e madh të finales së “BBV2”. Tashmë Luizi dhe Kiara janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Klea Huta dhe Elgit Doda

Lidhja disa vjeçare e Kleas dhe Elgitit është kurorëzuar në martesë në datën 4 Qershor, e cila është edhe ditëlindja e djalit të tyre, Krid. Dasma u organizua buzë detit, në një resort në Livadh të Himarës, një vend i cili është edhe një nga të preferuarit e çiftit. E veçanta e kësaj ceremonie ishte se në altar ata nuk e dhanë betimin vetëm, por së bashku me djalin e tyre.

Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj

Dashuria e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj u kurorëzua në martesë më 17 qershor, në Toskanë-Itali. Premtimet e dashurisë u dhanë në një ceremoni të paqtë në kishën San Galgano, në prani të Dom Gjovalinit, familjarëve dhe miqve të tyre më të ngushtë. Dasma e tyre ka qenë shumë private dhe pamjet e publikuara në rrjete sociale kanë qenë shumë të pakta, pasi edhe të ftuarve u ishte ndaluar postimi në rrjete sociale i momenteve ose ambjenteve nga dasma derisa Arbana publikoi vetë disa momente nga dasma e tyre.

Venera Lumani dhe Lind Islami

Në një cermoni tradicionale Venera dhe Lindi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Ata organizuan një dasmë të madhe në bregdetin e Gjirit të Lalëzit, në Durrës. Pjesë e dasmës kanë qenë familjarë dhe shoqëri e ngushtë e çiftit, përfshirë këtu një sërë figurash publike. Çifti u njoh në vitin 2012 në “The Voice of Albania” dhe që prej atëherë nuk i janë ndarë më njëri-tjetrit. Në qershor të vitit 2018, ata njoftuan se ishin fejuar.