Situata e mbrëmshme në “Big Brother VIP” e krijuar nga Luizi vazhdon të mbetet një temë delikate brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pas rrëfimit të tij se vuante nga një sëmundje e rrallë, mbrëmë gjatë Prime, këngëtari u shpreh se ajo histori nuk është e tij por e një shoku të tij duke mohuar kështu fjalët që vetë kishte thënë.
Këngëtari tregoi se ka pasur disa simptoma të ngjashme me të mikut të tij ndaj e frikësoi ideja se mund të vuante nga e njëjta sëmundje. Kjo histori deri tani ka shokuar të gjithë banorët dhe opinionin publik. Për të qetësuar të gjithë, Luizi është dërguar live në transmetim në spital dhe doktoresha e spitalit “Shefqet Ndroqi” deklaroi se pas analizave Luizi doli i pastër, pra pa asnjë rrezik për një sëmundje të rëndë.
E teksa disa personazhe publike janë përpjekur të dëgjojnë anën e tij të historisë, ka patur edhe nga ata që i janë kthyer kundër. Gënjeshtra e Luizit është gjykuar ashpër pasi shumë ndihen të lënduar dhe të zhgënjyer nga ai. Ardit Çuni ka shkruar:
Në shok. Nëse, gjithmonë nëse, kemi arritur të përdorim kauza dhe sëmundje të tilla që marrin çdo ditë bijë nënash nga gjiri i tyre, për të fituar një show atëhere unë mendoj që kemi dështuar si shoqëri!
Enxhi Nasufi ka thënë se kjo situatë kalon kufijtë e çdo gjëje, ndërsa Fjoralba Ponari është shprehur se Luizi duhet të ketë kujdesin e një psikologu ose psikiatri që të qetësojë dhe vlerësojë gjendjen. Olti Curri ka shkruar:
Çfarë nuk sajon njeriu shkehtë për një femër. Si ato historitë e viteve 80-të, ‘po s’ma vare do vras veten…’
Aulona Musta e ka quajtur veprimin e tij ‘krim të madh’ ndërsa Fatma Haxhialiu ka ironizuar duke thënë se nuk është as i pari dhe as i fundit që është tallur me këtë publik.