Rritja e ekonomisë së Kinës dhe e sektorit të prodhimit të vendit ka prodhuar disa vepra mbresëlënëse. Një prej tyre është autostrada Tianlongshan, ose siç e quajnë kinezët “autostrada mbi re.” Është një mrekulli inxhinierike e vendosur në distriktin Jinyuan, në qytetin e Taiyuan, në Kinën e Veriut. Kjo autostradë është 30 kilometra e gjatë, ka katër ura të mëdha dhe një tunel.
https://twitter.com/Rainmaker1973/status/1601587494960926722?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1601587494960926722%7Ctwgr%5E8ffcbcf44118cd0408331fcb49500a21d392a3f9%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fvideo-kjo-eshte-autostrada-me-e-frikshme-ne-bote%2F
Ndërtimi i rrugës ka filluar në mars të vitit 2018 dhe është hapur për qarkullim në maj 2019. Pjesa më mbresëlënëse e rrugës është një urë rrethore me tre kate dhe një lartësi prej 350 metrash. Ura përshkruhet si një dragua gjigant dhe cilësohet si një nga urat më mbresëlënëse në botë. Ndërkaq, qyteti gjerman i Wuppertal është shtëpia e një prej linjave më të pazakonta të metrosë në botë.
Hekurudha që gjarpëron nëpër qytet, kalon sipër rrugëve e lumenjve, duke i dhënë mundësi pasagjerëve të shijojnë panoramën e vendit. Gjithçka filloi në vitet 1880, në epokën e të ashtuquajturës, epoka e industrializimit të Gjermanisë. Sipërmarrësi dhe inxhinieri, Eugen Langen, kishte eksperimentuar me një hekurudhë që qëndronte “pezull”, për të mundësuar lëvizjen e mallrave në fabrikën e tij të sheqerit në Këln.