Showbiz

Përsëritet historia, Princ Harry fton ish të dashurat në dasmën mbretërore

Në vitin 1981 i gjithë pallati mbretëror u trondit nga fakti që Princ Charles ftoi në dasmën e tij me Lady Dianën, ish të dashurën Camilla.

Duket se e njëjta histori po përsëritet pasi Princ Harry ka ftuar jo 1 por 2 nga ish të dashurat e tij në dasmën mbretërore që është edhe një ndër eventet më të rëndësishme në Britani.

Ai është shprehur se ndan një shoqëri të mirë me ish të dashurat dhe se Meghan nuk është xheloze, megjithatë një lajm i tillë nuk është pritur mirë nga oborri mbretëror. Ende nuk dihet nëse mbretëresha do t’i japë ndritën jeshile një vendimi të tillë sidomos pasi e ka përjetur edhe më parë këtë histori.