Celebrities Sport

Përsëritet historia?! Goli në minutën e 95-të nga Gjasula, na kujton golin e Kroacisë ndaj Brazilit në Kupën e Botës!

Përfundon 2-2 Kroaci-Shqipëri. Qazim Laçi solli avantazhin kuqezi në minutën e 11’, ndërkohë që kroatët përmbysën rezultatin brenda dy minutave. Andrej Kramaric barazoi takimin në minutën e 74’, teksa më pas erdhi autogoli i Klaus Gjasulës.

Pikërisht Gjasula, barazoi takimin në minutën e pestë shtesë, duke i dhuruar pikën e parë kombëtares shqiptare në grupin B të Euro 2024, në një ndeshje drithëruese dhe plot emocione në ”Euro 2024″!

Kroacia pësoi gol në minutën e 95-të nga Klaus Gjasula i Shqipërisë, në po të njëjtën mënyrë që realizuan vetë kroatët kundër Brazilit në Kupën e Botës Katar 2022.

Goli i kroatëve u shënua nga Bruno Petkoviç në minutën e 117′ pasi Vlasiç bëri një kundërsulm dhe Orsiç pasoi nga krahu i majtë për të. Por dje ata e pësuan njësoj pasi Mario Mitaj nisi një sprint rreth 50 metra, Suçiç e humbi nga sytë Hoxha kaloi Juranoviçin dhe Pasaliçin duke gjetur Mitajn, i cili pasoi drejt Gjasulës dhe ky i fundit u tregua i saktë para portës së Livakoviçit.