Me makthin COVID që nuk ka fund, edicioni i 73-të i Emmy Awards, në program më 19 shtator do të zhvillohet me publik të pranishëm por në mjedis të hapur.
Një ndryshim i ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar kur ceremonia në të cilën dorëzohen çmimet më të rëndësishme të televizionit, vitin e kaluar u mbajt rigorozisht në streaming. Television Academy do të aplikojë modelin “indoor/outdoor” në Event Deck të Los Anxhelosit, pas Microsoft Theater ku dhe zhvillohej zakonisht.
Organizatorët vlerësojnë se hapësira ofron mundësi më të mira, që të pranishmit të qëndrojnë ulur e njëherazi të respektohet distancimi social.
Me shifrat e infektimeve në rritje, për shkak të variantit Delta, edhe bota e spektaklit po detyrohet të bëjë kompromise e pas një Emmy Awards virtual, vjen edicioni në natyrë. Gjithashtu është menduar për një numër të kufizuar të ftuarish.
Për fat të keq, kjo do të thotë se jo të gjithë kandidatët do të mund të jenë të pranishëm në ndarjen e çmimeve për këtë vit. Shëndeti e siguria e kandidatëve tanë kanë rëndësi thelbësore.
Kandidaturat e atyre që janë në garë për vlerësimet më të rëndësishme televizive amerikane janë njoftuar muaj më parë.
Kryesojnë “The Crown”, “The Mandalorian”, “Ted Lasso” e “WandaVision”.
Hugh Grant dhe Kate Winslet janë pretendentë si aktori e aktorja më e mirë në një miniserial, respektivisht për “The Undoing” e “Mare of Easttown”.
Por për kandidaturat nuk mbeten pas as “Bridgerton”, “The Handmaid’s Tale” e “Pose”. Drejtimi i ceremonisë së 19 shtatorit i është besuar aktorit komik, Cedric The Entertainer.