Aktualitet Bota Politikë

Përse zgjedhjet në SHBA mbahen të martën e parë të nëntorit?

Çdo katër vjet, votat për presidentin amerikan hidhen të martën e parë të muajit nëntor.

Sipas historianëve, gjithçka është e lidhur me fermerët amerikanë. Në vitin 1845, Kongresi i SHBA miratoi një akt për caktimin e një date e cila të mos lëvizte më për zgjedhjen e presidentit dhe zëvendëspresidentit në të gjitha shtetet e Unionit. Në atë kohë, shumë amerikanë në vendin e ri – asokohe më pak se 100 vjeçar- punonin në bujqësi.

Nëntori u zgjodh sepse nuk përkonte me sezonin e ngarkuar të të mbjellave të pranverës apo me të korrat e vjeshtës. Po kështu u mendua për një datë e cila të ishte përpara mbërritjes së temperaturave të acarta të dimrit.

Me një proces eliminimi u zgjodh e marta, një dutë jave për shkak se e dila ishte dita kur të krishterët shkojnë në kishë. Dhe e mërkura ishte zakonisht “dita e tregut” kur fermerët shisnin prodhime dhe mallra të tjera. Betejat ligjore mund të vonojnë shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.

Aktualisht, pritet që betejat ligjore edhe të mund ta vonojnë shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale. Por nëse të martën në mbrëmje rezultatet janë qartësisht në favor të një kandidati, me një diferencë të dukshme, analistët thonë se do të jetë shumë më e vështirë për partinë kundërshtare që t’i kundërshtojë ato.

Top Albania Radio, sonte në orën 21:00, nën drejtimin e Blendi Salaj, do të përcjellë të gjitha detajet, hap pas hapi, në programin:  “Nata e Zgjedhjeve në SHBA”. Qëndroni në valët e Top Albania Radio për analiza të thelluara, rezultatet e exit polleve dhe intervista ekskluzive direkt nga SHBA!

Votoni në sondazhin tonë këtu.