Bota

Përse statujat greke e kanë organin gjenital të vogël!

Me siguri keni qenë në Athinë dhe keni parë statujat që përshkruajnë perënditë dhe luftëtarët grekë. Përpos muskujve dhe barkun të sheshtë, zonë e anatomisë së tyre që mund të jetë befasuese është organi gjenital që në këto statuja është gjithmonë i vogël.  Përshembull statuja e Poseidonit (Zeusit) nga viti 46 p.e.s., e cila është e ekspozuar në Muzeun Arkeologjik Kombëtar në Athinë, asnjëherë nuk është konfirmuar nëse statuja përshkruan apo jo perëndinë e qiellit dhe bubullimave, Zeusin, apo perëndinë e detit dhe stuhive Poseidon, por sido që të jetë, është e qartë se në të vërtetë ato kohë nuk kishe nevojë për penis të madh për të qenë një luftëtar i madh.

Pra pse peranditë dhe njerëzit e tjerë elitarë nga qytetërimi i lashtë janë shfaqur me organ modest nëpër statuja?! Nëse ktheheni rreth vitit 400 p.e.s., do të zbuloni se penisët e mëdhenj e të ngritur nuk ishin të dëshirueshëm në kulturën e asaj kohe dhe se anëtarët më të vegjël ishin simbole të pastërtisë dhe fuqisë.

Sipas Cosmopolitan, gurgdhendësit që ndërtuan statujat besonin se organet e vogla gjenitale simbolizonin një njeri që kompensonte mungesën e gjatësisë së tij poshtë me një mendje të gjerë dhe të fuqishme intelektuale lart. Ata modeluan vetëm organe të vogla gjenitale, sepse donin të bënin të qartë se burrat që u përshkruan ishin intelektualë racionalë dhe i kishin nën kontroll dëshirat e tyre.