Celebrities

Përse Princ Harry dhe Meghan Markle njoftuan se do të bëhen prindër për herë të dytë në ditën e të dashuruarve?

Lajmi se ish-Duka dhe Dukesha e Sussex do të bëhen prindër për të dytë tashmë ka marrë dhenë në të gjithë botën. Megjithatë, kureshtja e shumë njerëzve është shtuar për faktin se ish-mbretërorët e bërë të ditur këtë lajm kaq të bukur në ditën e të dashuruarve.

Para se të zbulojmë çfarë fshihet pas kësaj date, na lini t’ju tregojmë foton e këndshme me të cilën një përfaqësues i tyre njoftoi për të gjithë botën se Meghan është në pritje të ëmbël. Me këtë portret bardhë e zi në natyrë, ata vendosën të shfaqnin barkun e rrumbullakët të ish-aktores amerikane.

Tani le të kthehemi tek detaji mjaft interesant i Shën Valentinit. Dyshja nuk vendosën ta bëjnë publike këtë lajm për shkak se 14 shkurti është dita e të dashuruarve por sepse kjo datë fsheh një detaj historik shumë të rëndësishëm për ta.

Princeshë Diana, njoftoi se ishte shtazënë me fëmijën e saj të dytë, pra Harry-n mbrëmjen e 13 shkurtit të vitit 1984 dhe mëngjesin e 14 shkurtit që përkon me Shën Valentinin, gazetat dhe mediat e ndryshme në botë po vlonin nga lajmi i saj.

Kështu, Princ Harry vendosi të mbajë traditën e nënës së tij të ndjerë pasi sigurisht për mbretërorët historia zë një vend të veçantë edhe vendimmarrjet e tyre.