Will Smith ka një nga fytyrat më të njohura në Hollywood, por kur ai u shfaq për një intervistë në lidhje direkte të mërkurën, disa fansave iu bëri përshtypje pamja e tij disi e habitshme. Aktori i “Men in Black” u shfaq për të promovuar filmin e tij të ri, “King Richard”, por ishte pamja e tij e bukur rinore ajo që bëri që shumë njerëz të flisnin.
Will u shfaq në një ekran të madh ndërsa prezantuesit, Zoe Ball dhe Jermaine Jenas, biseduan me të për rolin e babait të Serena dhe Venus Williams në film. Ai ishte i veshur me një kostum elegant dhe ishte i buzëqeshur gjatë intervistës, por komentet në Twitter morën ‘zjarr’ me fansat që pyesnin: “A është vërtet Will Smith?”
Ndërsa nuk ka dyshim se ai dukej i paraqitshëm, kjo nuk i ndaloi fansat të flisnin.
Will Smith duket si një version i vetes në filmat e Pixar. Duhej të merrja informacionin e programit në një shfaqje për t’u siguruar që ishte në të vërtetë ai.
Një tjetër tha:
Jam i bindur se nuk është Will Smith në “The One Show”. Nuk mund të kuptoj pse, por nuk është ai!
Disa shikues pyesnin veten nëse ishte ‘look’-u i tij i ri, pasi ai nuk kishte më mustaqe, ndërsa të tjerë sugjeruan se ishte thjesht i grimuar. Fansat pyesnin veten nëse ishte mungesa e mustaqeve që e bënte të dukej ndryshe. Sido që të jetë, Will padyshim solli vëmendjen për projektin e tij të ardhshëm, në të cilin ai ka qenë shumë i zënë me promovimin.
Rikujtojmë se, Will Smith ka vendosur që dita-ditës të tregohet gjithnjë e më i sinqertë kur vjen puna për të treguar eksperiencat dhe përvojat e jetës së tij. Në një intervistë të dhënë së fundmi me Oprah Winfrey për “The Oprah Conversation” të ‘Apple TV+’, aktori 53-vjeçar tregoi edhe disa detaje të reja në lidhje me martesën e tij me Jada Pinkett Smith. Aktori ka treguar se ata kishin kaluar një periudhë kohe të ndarë pasi në një episod të vitit 2020 në ‘Red Table Talk’, Pinkett Smith zbuloi se kishte pasur një lidhje me këngëtarin August Alsina gjatë kohës që ishte ende e martuar me Smith.