Teksa viti i ri shkollor është afër, në shumë vende të botës është e ndaluar që fëmijët të mbajnë telefonat e tyre në ambientet e shkollës. Legjislacioni për ndalimin e telefonave në shkolla është propozuar në shumë shtete, madje në një pjesë të konsiderueshme të tyre edhe është miratuar. Sipas Qendrës Kombëtare për Statistikat e Arsimit shumica e shkollave tashmë kanë përshtatur politika që ndalojnë përdorimin e aparateve celularë për përdorim joakademik.
Megjithëse shumë prindër shprehen skeptikë për këto politika, pasi duan që të jenë në gjendje që të kontaktojnë me fëmijët e tyre për raste urgjente. Por hulumtimi i fundit i ekspertëve këmbëngul që fëmijët nuk duhet të kenë fare telefon me vete në ambientet e shkollës. Sipas të dhënave rreth 97% e fëmijëve nga mosha 11 deri në 17 vjeç përdorin telefonat e tyre gjatë kohës së qëndrimit në shkollë për një interval kohor mesatar, 43 minutash.
Ndërkaq, gjenerata Z sot heziton të flasë në telefon, ndihen shumë rehat duke biseduar me shkrim apo duke regjistruar mesazhe zanore. Kjo u zbulua nga një sondazh i kryer nga kompania e shërbimeve Uswitch duke testuar 2000 të rinj. Sipas sondazhit, një e katërta e njerëzve të moshës 18- 34 vjeç nuk përgjigjen kurrë në telefon. Shumë herë fëmijët e injorojnë zilen e telefonit dhe gati 70% e tyre kalojnë direkt në “chat” për të parë se cili i telefonoi apo çfarë problemi ka. 37% e moshave 18-34 vjeç preferojnë shënimet zanore për të komunikuar, krahasuar me vetëm 1% të njerëzve të moshës 35-54 vjeç.
Generata e Re, e njohur si Gen Z, ka treguar një tendencë të veçantë në konsumimin e pijëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për kafenë. Studimet e fundit sugjerojnë se kjo grupmoshë, që përfshin individë të lindur nga fillimi i viteve 1990 deri në mes të viteteve 2000, ka një preferencë më të ulët për kafenë krahasuar me brezat e mëparshëm. Për më tepër, shumë nga ata që duan të rrisin nivelin e energjisë së tyre janë orientuar drejt pijëve energjike dhe alternative të tjera.
Sipas një studimi të kryer nga “NPD Group”, Gen Z ka treguar një ulje të ndjeshme në konsumimin e kafesë krahasuar me brezat e mëparshëm. Në vitin 2022, studimi zbuloi se vetëm 25% e të rinjve të grupmoshës Gen Z konsumonin kafe në baza të rregullta, krahasuar me më shumë se 40% të Millenials dhe të mëparshmeve që janë të prirur të konsumojnë kafe çdo ditë.