Showbiz

Përse njerëzit mendojnë se Duka dhe Dukesha e Sussex janë hipokritë?!

Shumë njerëz kanë shprehur zemërimin e tyre në Twitter kundrejt Dukës dhe Dukeshës së Sussex të cilët prej 3 javësh po vizitojnë vende të ndryshme për të kryer detyrat e tyre mbretërore.

Ata janë parë teksa kanë mbërritur në Francë me një avion privat qeraja e të cilit kushton plot 20.000 paund. Ky veprim në sytë e publikut është krejtësisht hipokrit pasi ata mund ta realizonin këtë udhëtim për 100 paund.

Ajo çfarë gjithashtu ka irrituar britanikët është edhe fakti se Princ Harry dhe Meghan Markle e quajnë veten ambientalistë ndërkohë që udhëtojnë për 3 javë me një avion privat që ndot ajrin.