Sipas shkencës një irritim i bezdisshëm në hundë çon në tre teshtima rresht. Shkencëtarët shpjegojnë se teshtima është një nxjerrje e fuqishme e ajrit nga mushkëritë, për shkak të një presioni me 160km/h dhe që nxjerr jashtë 2000 deri në 5000 baktere, gjë që ndodh si pasojë e një alergjie apo irritimi të caktuar. Ndodh që të teshtimë për shkak të një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes, sepse kemi ftohtë, alergji apo prej irritimeve të tjera.
Elementët irritues nuk janë të vetmit që shkaktojnë teshtimë, pasi disa persona vuajnë nga teshtima reflekse, që shkaktohen prej dritave të forta. Praktikisht ne kemi një nerv, nervin trigemin, i ndërtuar nga fibra të ndjeshme, të cilat arrijnë mukozën e hundës, të cilët kur stimulohen nga agjentë të jashtëm aktivizohen dhe dërgojnë sinjale në muskuj të ndryshëm si diafragma, laringu dhe faringu dhe reagojnë me një presion të fuqishëm, përmes teshtimës.
Por pse ndodhin tre teshtima? Për të shpëtuar nga një “agjent irritues”, së pari duhet boshatisur hunda pra teshtima e parë, më pas duhet afruar në hundë pra teshtima e dytë dhe më pas duhet nxjerrë jashtë pra teshtima e tretë. Gjithmonë kur teshtijmë i kemi sytë të mbyllur.
Edhe pse ka plot video që qarkullojnë në rrjet duke u përpjekur për t’ju mbushur mendjen se mund të teshtini dhe me sy hapur, ja si qëndron e vërteta. Sipas Dr. Purvi Parikh, i specializuar në imunologji dhe alergjenë të sëmundjeve infektive, ndoshta teshtitja me sytë hapur ka të ngjarë të ndodhë. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.