Para pak kohësh dy ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Andi dhe Melisa kanë pranuar lidhjen e shumëpërfolur mes tyre. Largimi i Andit me Tean si çift nga programi dhe më vonë, largimi i Melisës shkaktuan shumë bujë në media dhe duket se kjo gjë ka prishur dhe marrëdhënien mes tyre dhe autores së programit. Mungesa e tyre në “Për’puthen Reunion” dhe në festën e përmbylljes ku ishin të ftuar të gjithë ish-konkurrentët nuk kaloi pa u vënë re.
Së fundmi në një intervistë, Andi kanë treguar arsyen e mosprezencës së tyre në këtë ‘ribashkim’.
Për mendimin tim, “Për’puthen” e kanë bërë njerëzit, që do të thotë se për çdo vendim apo për çdo gjë që është bërë aty brenda, kanë qenë njerëzit në mënyrë indirekte që vendosnin çfarë duhej bërë dhe për këtë arsye kanë ndodhur shumë gjëra që kanë dalë të paparashikuara dhe gjëra që nuk duheshin bërë, siç ishte dalja ime me një person tjetër. Unë, kurrsesi nuk kam pasur asgjë me atë person, asnjë puthje në faqe nuk e kemi shkëmbyer sepse ka qenë loja e atillë, të dalim.
Gjithashtu Melisa ka shtuar se i ka ftuar dikush i brendshëm në staf, por ata kanë zgjedhur të mos shkojnë.
Për pjesën e reunion, në fakt jo vetë autorja, por dikush tjetër që ishte I brendshëm I emisionit na ka ftuar tek java e fundit e programit, por ne kemi refuzuar dhe domosdoshmërisht as te festa nuk mund të ishim. Unë të paktën nuk lëpij dot aty ku kam pështyrë. Eksperiencë e bukur, me gjithë ato kleçkat e veta, por gjithsesi.