Design

Përse më mirë një orë autentike sesa një imitim?!

Kjo është një përgjigje sa e thjeshtë, aq dhe komplekse. Të gjithë duam të kemi një orë të mirë, padyshim, por jo të gjithë arrijmë me sukses sfidën e të zgjedhurit orën e duhur. Ka dy arsye se përse ndodh kjo gjë. Së pari, është shumë e veshtirë të zgjedhësh një orë të mirë origjinale në tregun që është mbushur plot me imitime, dhe së dyti, jemi vetë në që preferojmë një imitim vetëm për shkak të kostos më të ulët. Në momentin e parë që vendosim të blejmë një orë të mirë dhe jetëgjatë, duhet t’i lëmë vetes kohë për të eksploruar të gjitha mundësitë që na parashtrohen. Nese ora është një investim që kushton, atëherë ne duhet ta marrim seriozisht proçesin e kërkimit të më shumë informacioneve për orat dhe karakteristikat e tyre. Opsion tjetër është që gjatë blerjes të marrim ndihmë nga ndonjë i afërm që i njeh ato. Por, çfarë e bën një orë autentike më të mirë se një imitim?
Elementi bazë që bën këtë dallim është mekanizmi.

Ai është njesoj si truri ynë, pa të cilin ne nuk do funksiononim. Në botë, si më i mirë dhe cilësor njihet ai zvicerian, dhe prandaj brandet më të njohura të orave të dorës përdorin këtë mekanizëm. Për më tepër, janë një sërë elementësh të tjerë që e dallojnë një orë të mirë:

-Materiali i orës.

Larja prej ari duhet te jete e një cilësie të lartë me qëllim që të mos dëmtohet nga lagështira, të mos shkaktojë irritim të lëkurës dhe të ruajë ngjyrën për një kohë të gjatë. Nëse preferoni rripat prej lëkure, duhet të siguroheni që është lëkurë e vërtetë, sepse në të kundërt, duart tuaja do të vuajnë për një kohë të gjatë.

-Xhami.

Të gjithë e dimë që një xham që gërvishtet apo thyhet lehtë do i ulte vlerën orës.

-Rezistenca ndaj ujit.

Unë do sugjeroja një orë me 50m rezistencë ndaj ujit. Më pak do ishte mëkat ndaj çdo pjese të orës.

-Lidhja e orës me rripin.

Është një pjesë shumë e rëndësishme sepse është përgjegjëse për pamjen estetike. Ne nuk duam vetëm një orë me cilësi të mirë, por dhe një orë të bukur. Prandaj, duhet të jemi të vëmendshëm ndaj detajeve, sepse në fund të fundit, ato bëjnë diferencën.

Një orë autentike kujdeset për mirëqënien tuaj, mbron duart tuaja dhe do të jetë me ju për një kohë shumë të gjatë. Por më kryesorja, është status!
Sepse një orë autentike nuk zhgënjen kurrë!