Një nga veçoritë shqetësuese të kortizolit është mënyra me të cilën “bashkëvepron” me insulinën, duke kërkuar që të forcojë “deponimin” e dhjamit në zonën e barkut. Sa herë që stresoheni, niveli i kortizolit dhe insulinës mund të rriten dhe nëse vazhdojnë të mbeten në nivel të lartë për shumë orë, parashikohet që të shkaktojnë çlirimin e një enzime që është përgjegjëse për depozitimin e dhjamit në zonën e barkut.
Përse vallë sa herë stresoheni, dhjami vendoset në mes dhe jo në pjesë të tjera? Sikurse është provuar dhjami në bark është më i lehtë për t’u shndërruar në energji të momentit se sa dhjami në pjesë të tjera të trupit. Energjia e momentit është pikërisht ajo që “mendon” se ka nevojë një organizëm kur është i stresuar, për të reaguar në gjendje alarmi.
Por duhet të keni parasysh se nëse gjendja e alarmit nuk shoqërohet me ndonjë veprimtari fizike, atëherë është shumë e vështirë që të “tresni” dhjamin e barkut. Fatkeqësisht, grumbullimi i dhjamit në zonën e barkut nuk është problem shqetësues vetëm për femrat me mbipeshë. Kilogramët e tepërt rreth barkut lidhen edhe me sëmundje të zemrës, diabetit dhe hipertensionin.
Ndërkaq, duhet të dini se qepa mund të jetë përbërësi i cili po jua shkakton fryrjen e barkut. Fryrja e barkut është diçka që kryesisht shkaktohet nga konsumimi i ushqimeve të cilat trupi ka vështirësi t’i tres siç duhet. Kjo mund të ndodh nëse hani tepër ose ushqeheni pashëndetshëm. Megjithatë, ka edhe ushqime të shëndetshme të cilat mund të jenë të vështira për t’u tretur kur hahen në sasi të vogla. Një ndër përbërësit më të famshëm të gatimit që mund ta shkaktojë fryrjen e barkut është qepa. Qepa përmban karbohidrate të quajtura fruktane, të cilat zorra e vogël nuk mund t’i absorbojë siç duhet.