Health & Beauty

Përse hematomat na shfaqen befasisht dhe çfarë tregojnë ato për shëndetin tonë!

Hematoma është shfaqje e lëndimit të vogël të enëve të gjakut të cilat gjenden nën sipërfaqe të lëkurës. Nëse këto kapilare janë të dëmtuara, një sasi e vogël gjaku rrjedh dhe krijohet njolla e kaltër, e zezë apo ngjyrë vjollce. Disa ushqime mund t’ju shkaktojnë hematoma të pashpjeguara siç janë hudhra, xhenxhefili, omega 3 e thartirave yndyrore dhe vitamina E. Me kalimin e kohës lëkura bëhet gjithnjë e më e hollë, ndërkaq enët e gjakut gjithnjë e më të ekspozuara ndaj lëndimeve.

Për këtë shkak ndodh që të moshuarit kanë më shumë hematoma sesa të rinjtë. Veç kësaj, enët e gjakut humbin elasticitetin dhe mund të pëlcasin. Nëse pini ilaçe për rregullimin e tensionit, aritmisë së zemrës mos u befasoni nëse ju shfaqen nga asgjëja hematoma. Ilaçet të cilat mund të shkaktojnë hematoma janë edhe ibuprofeni dhe aspirina. Hemofilia dhe sëmundja e Von Willebrandit janë çrregullime të shkaktuara në gjak të cilat shkaktojnë hematoma.

Mungesa e vitaminave C dhe K shkakton shfaqjen pashpjegueshme të hematomave nëpër trup. Fatkeqësisht, procesi i shërimit të hematomave zgjat madje edhe deri në dy javë dhe nuk mund të bëni shumë që të kalojnë shpejt. Për të absorbuar trupi gjakun, duhet të kalojë nëpër disa faza.  Pas vetëm disa ditëve, ngjyra e kaltër/e zezë/vjollcë ngadalë duhet të ndryshojë, ndërsa ënjtja duhet të zhduket. Në vend të ngjyrës së mëparshme shfaqet ngjyra e re e gjelbër ose e verdhë, mirëpo para se të zhduket tërësisht mund të ketë edhe ngjyrë të butë të gështenjtë. Vendosni akull në atë vend dhe mbajeni 10 minuta disa herë gjatë ditës. Kjo do t’jua zbutë pak ënjtjen, do të qetësojnë enët e gjakut dhe hematoma nuk do të përhapet.