Ditën e kaluar, në mungesë të Bora Zemanit së cilës i urojmë shërim të shpejtë nga COVID-19, u përfol kudo në media se vendin e saj do ta zinte përkohësisht Fatma Haxhialiu.
Gazetarja e njohur e cila në këtë spektakël ka rolin e opinionistes me siguri do t’i shkonte shumë dhe ai i moderatores së programit. Publiku i gjerë dhe fansat e saj prisnin me padurim shfaqjen e Fatmës si prezantuese ama kur “Për’puthen” nisi, të gjithë u shokuan kur panë se në vendin e moderatores ishte Ana, një prej konkurrenteve të këtij show.
Ndërkohë, lajmi se Fatma do të ishte në krye të skenës për të drejtuar episodin e ditës së djeshme kishte marrë dhenë, detaj që gjithashtu e kanë konfirmuar edhe burime të brendshme për Top Albania Radio. Fatma ishte regjistruar dhe kishte bërë disa prova por në fund nuk u shfaq në këtë rol të ri.
E kontaktuar nga TAR, Fatma tha se për këtë gjë nuk ka asnjë koment, ajo u shpreh se po bën detyrën por vendimin final nuk e merr ajo!