Lifestyle

Përse disa kujtime i mbajmë mend, ndërsa të tjerat i harrojmë?!

Procesi i formimit të kujtesës përfshin regjistrimin, përpunimin, ruajtjen e informacionit, si dhe rikujtimin e tij. Vëmendja na ndihmon të përqendrohemi tek ajo që është më e rëndësishme për jetën tonë dhe zakonisht lidhet me gjëra të reja që kanë ndodhur. Asgjë nuk e përqendron mendjen më shumë sesa një surprizë. Për shembull, ndonëse mund të kënaqeni shumë gjatë një bisede, një bisedë e njëjtë për herë të dytë mund të duket e mërzitshme. Intensiteti emocional ngushton fushën e vëmendjes.

Shumica e informacionit që marrim harrohet dhe nuk futet kurrë në kujtesën afatgjatë. Kur mësojmë një problem të ndërlikuar, kujtesa afatshkurtër lirohet dhe veprimi bëhet automatik. Ngjarjet me ngarkesë emocionale mbahen mend më mirë sesa ato neutrale. Ju kurrë nuk do të harroni disa ngjarje, si gëzimin e lindjes së fëmijës së parë ose trishtimin që keni përjetuar gjatë nje vdekjeje. Hormonet e stresit, si epinefrina dhe kortizoli, përforcojnë kujtesën.

Kujtimet e përvojave emocionale të dhimbshme qëndrojnë shumë më gjatë sesa ato që lidhen me dhimbjen fizike. Ndjenjat e lëndimit mund të jenë më të rënda se dhimbja fizike. Kujtimet e së kaluarës shpesh nxiten ose aktivizohen nga mjedisi i dikujt. “Priming” i referohet aktivizimit të sjelljeve përmes sugjerimeve të pavetëdijshme. Qëllimi i ruajtur në kujtesën afatgjatë rikuperohet dhe vendoset në kujtesën afatshkurtër.

Ndërkaq, jo çdokush e mban në mend atë që ka ëndërruar. Shkencëtarët theksojnë që një vitaminë e caktuar mund të na ndihmojë që të kujtohemi se çfarë kemi ëndërruar dhe ajo është vitamina B6. Marrja e vitaminës B6 para se të flinin gjumë, u ka ndihmuar disa njerëzve që t’i kujtojnë ëndrrat e tyre. Hulumtuesit e Universitetit Adelaide kanë vëzhguar 100 persona, ndër të cilët gjysma ka marrë vitaminën B6 para gjumit ndërsa të tjerë kanë marrë placebo.

Ata të cilët kanë marrë vitaminën B6 kanë theksuar që ëndrrat e tyre kanë qenë më të qarta, më lehtë i kanë mbajtur mend dhe nuk i kanë humbur nga kujtesa gjatë ditës. Autori i hulumtimit, Denolm Aspi, ka zbuluar që vitamina B6 nuk ka ndikuar që njerëzit të ëndërrojnë ëndrra lucide.