Bota Lifestyle

Përpos njerëzve të dashur, zbuloni se kush tjetër mund të jetë dëshmitari juaj ligjor!

Kemi vënë re se qytetarët e Nju-Jorkut i duan shumë qentë. Nga marrja e tyre me vete në darka, deri te përfshirja në pushime të shtrenjta, miqtë tanë me katër putra janë mjaft të përkëdhelur.

Një nga trendet më të fundit midis pronarëve të qenve është dhënia e një roli tepër të rëndësishëm gjatë ceremonisë të dasmës. Vëllezërit dhe kushërinjtë tuaj janë të pranishëm, si mund të lini jashtë një prej anëtarëve më të dashur të familjes?

Ne kemi parë qen si mbajtës të unazave, qen që shpërndajnë petale lulesh, madje edhe qen të përdorur si buqeta lulesh që mbahen nga nusja gjatë hyrjes së saj madhështore.

Por a e dinit se qeni juaj mund të ketë një rol edhe më të madh në ceremoninë tuaj të dasmës e kjo ndodh në disa vende në Shtetet e Bashkuara?

Më poshtë janë listuar disa shtete që lejojnë qenin tuaj të jetë dëshmitar ligjor i dasmës:

Këto shtete përfshijnë:

Pensilvania
Maine
Washington D.C.
Illinois
Kansas
Nevada
Wisconsin
Kolorado

Fatkeqësisht, për disa, Shteti i Nju-Jorkut ka një set kriteresh të kërkuara për ata që mund të marrin pjesë në ceremoninë e martesës. Çdo qenie njerëzore mund të plotësojë këto kritere duke aplikuar për një licencë ose duke u çertifikuar online, por qentë nuk lejohen të jenë dëshmitarët e vetëm të një dasme në Nju-Jork.

Përveç pozicionit të mbajtësit të unazave apo atij që shpërndan petale, qeni juaj mund të shërbejë si dëshmitar ligjor për martesën tuaj. Në fakt, nuk është vetëm qeni! Macja juaj, kali, lepuri apo çdo kafshë që mund të japë një shenjë putre (apo shenjë thundre… apo çdo shenjë) në një copë letër është i përshtatshëm.

Por mbetet për tu theksuar diçka, disa vende, veçanërisht ato që nuk kërkojnë asnjë dëshmitar, kafshët lejohen të jenë dëshmitarët e vetëm.
Megjithatë, Shteti i Nju-Jorkut kërkon të paktën një dëshmitar që, “ju mendoni se do të jetë kompetent për të dëshmuar në një proces gjyqësor për atë që ai ose ajo ka parë,” sipas Departamentit të Shëndetësisë së NYS.

Pra, vetëm nëse keni gjetur një mënyrë për t’i mësuar qenin tuaj të flasë, do t’ju duhet të paktën një dëshmitar njerëzor. Por, kafsha juaj lejohet të shërbejë si dëshmitari dytësor, për sa kohë që nënshkruan me një shenjë putre.

Në Shtetin e Nju-Jorkut, përveç detyrave tradicionale, disa çifte kanë përfshirë qentë e tyre edhe në rolin e “shoqëruesit të nuses” ose “shoqëruesit të dhëndrit,” duke i veshur me veshje të veçanta ceremoniale. Kjo rrit rëndësinë e tyre në ceremoninë e dasmës si dhe shton një element të bukur, tepër emocional në këtë ditë të bekuar.