Aktualitet

Përplasje të dhunshme para parlamentit/Protestues të PD-së u zhvendosën nga protesta te Bashkia Tiranë!

Mosbindja civile e opozitës, përplasje të forta fizike e shtyrje te hyrja kryesore e oborrit të selisë së Parlamentit të Shqipërisë. Deputetë të PD-së u konfrontuan me Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë e gardistët ndërhynë për t’i ndarë.

Seanca plenare u mbyll rreth mesdite me miratimin e disa projektligjeve vetëm me votat e maxhorancës. Opozita u largua nga salla për të rigrupuar forcat jashtë Kuvendit. Madje, protestues të PD-së u zhvendosën nga protesta që po mbanin sot te Bashkia Tiranë e tentuan hyrjen brenda oborrit të parlamentit.

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, tha se në mjediset e brendshme të Kuvendit është drejtuar arma.

Janë rrethuar deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. I kanë drejtuar armën deputetëve, i kanë qëlluar ata në vendin e punës. Nuk ka ndodhur kurrë që në ambjentet e Kuvendit të hyjnë forcat speciale të policisë për të dhunuar deputetët e Kuvendit.

Kjo është fytyra e vërtetë që është ministër, që është pjesë e bandave të Durrësit, e një kryeministri që emëron nga ministri i Brendshëm, te ai që qëndron në krye të Policisë së Shtetit, emrin që urdhërojnë bandat e Durrësit e të gjithë Shqipërisë. Mendoni se trembni deputetët e opozitës? Ta harrojnë!

Deputeti demokrat, Luan Baçi:

Polici i FNSH-së më tregoi armën në brez.

Protestuesit e deputetët qëndruan para hyrjes së Kuvendit deri rreth orës 12:30 e më pas marshuan drejt selisë blu. Flamur Noka dha një deklaratë për media.

Sot regjimi arriti kulmin duke nxjerrë armën.