Ditën e sotme në emisionin “Për’puthen” ka ndodhur një debat shumë i ashpër mes analistit të programit, Arjan Konomi dhe konkurrentit Armando. Ky i fundit nuk lejon opinionistin të përfundojë fjalinë dhe kjo bën që të rritet tensioni dhe të ndizen gjakrat.
Konkurrentit i mbyllet mikrofoni, teksa Arjani lëshon në lumë komentesh ofenduese ndaj Armandos.
Ti përdor metodat më të turpshme, bën gjërat më të turpshme që mund të bëjë një njeri. Ke kërcënuar me jetë, nuk ka gjë më të urryer. Më dëgjo dhe mbylle gojën. Shantazhi është gjëja më e ulët, më e ndyrë, më e pisët, që mund të bëjë një njeri dhe ti ke filluar ju bën shantazh që të gjithëve. “Do tregoj këtë, do tregoj këtë”, për të mos përmendur emra. Tregoi, ku i ke faktet? Mos përdor shantazhese këtu nuk ta pranoj dhe s’të lejojnë, po mos përdor shantazhe në jetën e përditshme, se ka shumë njerëz që bëjnë shantazhe dhe thonë mbylle gojën se kam fakte për ty, se do them këtë për ty. Ti provove të më shantazhozh dhe mua, aq i pafytyrë je. Mos përdor më shantazhe se nuk të ecën më.
Teksa gjatë komenteve të Arjanit, shihet konkurrentja Linda, e cila pohon me kokë fjalët e Arjanit, pas debatit që ka patur me Armandon dhe gjërat mes tyre nuk shkuan ashtu siç duhej.