Aktualitet

Përplasja e deputetëve të opozitës me policinë, Hoxha: Efektivët nuk ishin të armatosur!

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha hodhi poshtë pretendimet e opozitës se efektivë të policisë ishin të armatosur gjatë përplasjeve me deputetët para mjediseve të Kuvendit, një ditë më parë. Në një deklaratë për mediat, Hoxha tha se forcat e policisë nuk kanë patur dhe nuk kanë qenë të pajisura me armë zjarri.

Keqardhje për deputetët e opozitës, që ushtruan dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe Gardës, që ishin atje për të kryer detyrën. E drejta e tubimit do të garantohet nga ana e punonjësve të policisë. Ndërsa e drejta e dhunës, djegies, shkatërrimit, dhunës, nuk do të tolerohet.

Në deklaratën e Policisë së Shtetit të dhënë dje rreth mesditës është shprehur qartë se nuk ka patur asnjë tentativë të nxjerrjes së armës nga punonjësit e policisë. Në ligjin për tubimet, shprehimisht janë caktuar rastet e përdorimit të armëve të zjarrit. Forcat e Policisë së Tiranës nuk kanë patur dhe nuk kanë qenë të pajisura me armë zjarri.

Ministri Hoxha shtoi:

Sulmi i deputetëve ndaj Policisë dhe Gardës së Republikës, në prag të marrjes së ditës së negociatave dhe anëtarësimit të Shqipërisë ne Bashkimin Europian, nuk është i pranueshëm sepse forcat e Policisë dhe Garda e Republikës janë aty për të mbrojtur institucionet kushtetuese. Forcat e Policisë së Shtetit që ishin të planizuara nga DVP Tiranë për mbrojtjen e institucioneve ishin atje për të kryer detyrën.

Një ditë më parë, deputetë të opozitës, duke vijuar mosbindjen civile, u përplasën me Gardën dhe më pas me Forcat e Sigurisë Kombëtare në ambientet e jashtme të Kuvendit. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se efektivë të policisë iu nxorën armën deputetëve të opozitës, por në një reagim zyrtar mohoi deklaratën e deputetit të PD.

Policia e Tiranës referon në prokurori materialet për 6 pjesëmarrës në tubimin e djeshëm të opozitës përpara Bashkisë së Tiranës. 60 vjeçarja Kalaja është proceduar për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Balliu për “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” e “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë.