Aktualitet

Përplasi për vdekje 19-vjeçarin me Jet-Ski në Velipojë, arrestohet autori!

Policia ka arrestuar 20-vjeçarin italian Salvadore Di Tella, i cili përplasi me Jet-Ski 19-vjeçarin Nicola Loro. Ngjarja e rëndë ndodhi në Velipojë, ku dy të rinjtë po kryenin manovra të rrezikshme. Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë e plagëve të rënda, Nicola Loro humbi jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Në vijim të dy informacioneve te dhëna më parë, në lidhje me përplasjen e dy mjeteve lundruese Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë, ku si pasojë e plagëve të marra shtetasi italian N. L.,19 vjeç, humbi jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, u arrestua në flagrancë shtetasi S. D., 20 vjeç, banues në Napoli Itali (vëllai i të fejuarës së shtetasit N.L, që humbi jetën.) Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”.