“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.
“Dancing With The Stars”, show-n magjik i kërcimit, i cili u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë. Edhe nata e sotme padyshim që ishte një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve. Sigurisht nuk munguan debatet, por edhe momentet emocionuese në mbrëmjen ku yjet tanë ‘u shkartisën’ dhe kërcyen me partnerët e tyre të rinj në ‘Sfidën e çifteve’!
Çiftet e reja që u krijuan ishin: Sara dhe Lediani, Salsano dhe Ledia, Elhaida dhe Luixhino, Megi dhe Lori, Arditi dhe Erisa, Isli dhe Jora, Julka dhe Jurgeni, Arbri dhe Silvester.
E duket se ky ndërrim mes dysheve nuk ka sjellë pak debate dhe një i tillë ndodhi pak më parë pas performancës së dyshes së krijuar, Ledian dhe Sara. Ishte kjo e fundit ajo që u shpreh në ‘Gold Room’ se Elhaida (partnerja e Ledianit në këtë spektakël) por dhe konkurrentët e tjerë janë më të avantazhuar pasi kanë eksperienca televizive dhe performanca të mëparshme përpara publikut. Teksa vetë partneri i saj i kësaj jave, Lediani iu kundërpërgjigj duke i kërkuar të mos e përdorë më këtë si një justifikim për performancat e saj. Ky debat ngjalli reagime dhe nga konkurrentët e tjerë, të cilët dukej se ishin ndarë mes Ledianit dhe Sarës.
Një prej tyre ishte dhe Arditi i cili mbështeti Sarën duke u shprehur se eksperienca e tyre me publikun është favorizuese.