Bota

Përplasen dy avionë stërvitorë në Romë, humbin jetën dy pilotët! Dëmtohen disa banesa në zonë!

Dy avionë janë përplasur ditën e sotme në Romë, ku për pasojë kanë mbetur pa jetë dy pilotët njëri 46 ndërsa tjetri 47 vjeç.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministrja Giorgia Meloni, e cila tha se ky është një lajm i trishtë për Italinë dhe shprehu ngushëllimet për familjarët.

“Lajmi për vdekjen e dy pilotëve të Forcave Ajrore në një aksident avioni në Guidonia, afër Romës, na trishton ”, tha ajo në deklaratën e saj duke shprehur ngushëllime për familjet e pilotëve dhe për Forcën Ajrore.

Dy pilotët ishin në krye të dy avionëve stërvitor U-208 dhe po merrnin pjesë në një mision stërvitor, thuhet në një deklaratë të Forcave Ajrore Italiane. Avioni u rrëzua në një zonë banimi, duke dëmtuar ndërtesa dhe makina, por nuk pati viktima të tjera.

Nuk dihen shkaqet e përplasjes së dy avionëve në fluturim.