Ata janë një nga çiftet më të komentuar në të gjithë botën. Bëhet fjalë për Kim Kardashian dhe Pete Davidson, dyshen shumë të përfolur së fundmi për romancën e tyre të ndezur vetëm pak muaj më parë. Kanye West ndërkohë, ish-burri i Kim Kardashian është përfshirë në një sërë historish dhe thashethemesh rreth çiftit.
Ai i ka sulmuar ata, madje ka kërkuar publikisht nga Kim të bëjnë një tjetër përpjekje me njëri-tjetrin. Por duket se Kim nuk e ka diçka të tillë ndërmend teksa ka marrë një tjetër hap të madh me Pete. Sipas mediave të huaja dyshja vizituan gjyshërit e tij në ishullin Staten, teksa Davidson po xhironte për një film në Nju Jork.
Dyshja ndaloi në rezidencën, e cila ishte pranë vendxhirimit të Pete. Kim e ka takuar tashmë mamane e tij Amy vitin e kaluar. Kardashian dhe Davidson kanë dalë që nga tetori, pasi punuan së bashku në një episod të “Saturday Night Live”.
Gjithashtu është raportuar se Pete ka takuar një pjesë nga familja e Kim, duke përfshirë mamanë e saj Kris. Pavarësisht zhvillimeve të mëdha në raportin e tij, ka ende persona të rëndësishëm nga jeta e Kim, të cilët Pete ende si ka takuar. Bëhet fjalë për fëmijët e saj. Kim ka katër fëmijë me ish-burrin Kanye West, North, Saint, Chicago dhe Psalm.