Banania është një frut i shijshëm tropikale, i pasur me vitamina dhe minerale. Është një nga ushqimet më të konsumuara në botë dhe na ofron shumë përfitime shëndetësore. Zakonisht besohet se banania siguron shumë kalori dhe kjo shmanget kur doni të bëni një dietë me pak kalori. Ndërkaq, përpara se të hidhni një banane vetëm sepse ajo është kthyer në ngjyrë kafe ose ka njolla të zeza brenda, merrni parasysh përfitimet e mundshme ushqyese të cilat janë si më poshtë:
1.Burim antioksidantësh
Bananet kafe, të verdha ose jeshile janë të gjitha një burim i mirë i kaliumit, vitaminës B-6 dhe fibrave. Por kur marrin ngjyrë kafe, tregon që përqendrimi i antioksidantëve në to është rritur më tepër. Siç mund ta dini, antioksidantët janë të rëndësishëm për të ndihmuar trupin tuaj të mbrohet nga inflamacioni. Megjithatë, në këtë fazë disa nga mikronutrientët e pranishëm pakësohen.
2.Përmbajtje më të lartë të sheqerit
Kur hani një banane kafe, sheqeri në gjak rritet më shpejt sesa kur hani një banane të gjelbër. Kjo do të thotë ajo se ka një indeks glicemik më të lartë, një masë matëse që tregon se si ushqimet me karbohidrate ndikojnë tek sheqeri në gjak. Ngrënia e ushqimeve me nivel të ulët glicemie mund ta bëjë më të lehtë të menaxhoni peshën dhe të zvogëloni rrezikun e sëmundjeve kronike shëndetësore si diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Nëse keni diabet, mund të konsumoni banane më pak të pjekura për të zvogëluar rrezikun e rritjes së sheqerit në gjak.
3.Tretje më e lehtë
Për shkak se një banane kafe është kryesisht sheqer i thjeshtë, ajo është e lehtë për t’u tretur. Njerëzit me sindromën e zorrës të irrituar dhe probleme të tjera të tretjes mund të shmangin një sërë frutash për shkak të karbohidrateve të ndryshme që ato përmbajnë të cilat mund të shkaktojnë shumë dëme në sistemin e tyre të tretjes, si përshembull gazra, dhimbje barku, kapsllëk ose diarre. Por duket se bananet kafe janë më të mirat për sistemin tuaj tretës. Megjithatë, kini kujdes të mos konsumoni banane të kalbura. Nëse ka erë të pakëndëshme, është e lëngshme ose ka myk, fruti nuk është i përshtatshëm për t’u ngrënë.
4.Mund të ndihmojnë nëse keni kancer
Një studim tregoi se njollat e zeza në brendësi të bananeve prodhojnë një substancë të veçantë që zbërthen qelizat anormale, përfshirë ato që shkaktojnë kancer. Edhe pse bananet kafe nuk mund të kurojnë kancerin, por konsumimi i tyre mund të rrisë imunitetin tuaj.
Konsumimi i moderuar i bananes siguron shumë përfitime dhe jo shumë kalori siç besohet: 100 gram banane kanë rreth 90 kalori. Në praktikë, përfitimet janë më shumë. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.