Aktualitet

Përndiqte prej 1 muaji 17-vjeçaren, arrestohet 47-vjeçari me precedentë për të njëjtën akuzë!

Një 47- vjeçar më inicialet Z.P është arrestuar nga policia e Pukës , pasi prej një muaji përndiqte në rrugë dhe në rrjetet sociale, një 17 vjeçare.

Sipas policisë, ka qenë 17- vjecarja që ka kallëzuar në Prokurorinë e Shkodrës, se përndiqej nga 1 shtetas.

Për 47- vjeçarin, Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, ndërsa rezulton që ai është precedent për të njëjtin krim.

Njoftimi i policise:

Përndoqi 1 muaj, në rrugë dhe në rrjete sociale, një 17-vjeçare, arrestohet menjëherë pas kallëzimit të së miturës, 47-vjeçari.

I arrestuari, me precedent për të njëjtin krim.

Menjëherë pasi një shtetase 17 vjeçe ka kallëzuar në Prokurorinë e Shkodrës, se përndiqej nga 1 shtetas, prej rreth 1 muaji, në rrugë dhe në rrjete sociale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë organizuar punën për lokalizimin dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat, për këtë rast u vu në pranga shtetasi Z. P., 47 vjeç, banues në Pukë, për të cilin Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”. Nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se 47-vjeçari ishte shtetas me precedent për të njëjtin krim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.