Botë e Çuditshme

Përmbytjet në Gjermani, e reja i shpëtoi vdekjes pasi qëndroi dy ditë e gjysmë mbi një pemë!

Një grua është shpëtuar pasi kaloi rreth dy ditë e gjysmë duke u kapur pas degëve të pemëve për t’i shpëtuar përmbytjeve në Gjermaninë jugore. ”32-vjeçarja më në fund u zbulua nga një dron kërkimi”-theksoi policia. Ajo ishte zhdukur që nga nata e së shtunës në Silberwald, pyllin e përmbytur pranë qytetit bavarez të Neu-Ulm.

Gruaja thuhet se ishte e padëmtuar, por e dobësuar dhe u dërgua në spital për shkak të dehidratimit. Ajo ishte duke ecur në pyll mbrëmjen e së shtunës kur niveli i ujit filloi të rritet. ”Rreth mesnatës ajo telefonoi qendrën e kontrollit të zjarrfikësve dhe brigadës së shpëtimit”-tha zëdhënësi i policisë Holger Stabik. Zhdukjen e saj në polici e kishte denoncuar edhe një i njohur i zonjës. Më pas gruaja nuk mund të kontaktohej më në telefon, pasi i kishte rënë bateria. Gruaja ka arritur të shpëtojë veten duke u ngjitur në një pemë.