Bota

Përmbytjet në Europë: Austria mbyll Danubin, probleme në Poloni e Gjermani!

Rrjedha e Danubit në Austri është mbyllur për lundrimin e anijeve për shkak të përmbytjeve nga shirat e dendura. Danubi përshkon mbi 350 kilometra nëpër Austri.

Edhe qyteti Scherding po përballet me vërshime, me nivelin e ujit që ka arritur pikun në mesditë. Rrugë të shumta janë mbyllur dhe autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të shmangin daljet. Megjithatë, ekspertët parashikojnë që situata të lehtësohet së shpejti.

Në jug të Gjermanisë, landet e Bavarisë dhe Baden-Vyrtembergut po rikuperohen pas ditësh të tëra reshjesh që bënë që lumenj të ndryshëm të dilnin nga shtrati, duke vrarë 5 persona. Autoritetet po kërkojnë trupin e një zjarrfikësi të zhdukur.

Në qytetin Pasau, pamjet tregojnë ekipet e shpëtimit që lundrojnë në rrugët e përmbytura dhe asistojnë banorët në vështirësi.

Kryeministri i Bavarisë, Markus Zëder njoftoi se qeveria e tij do të lëvrojë të paktën 100 milionë euro ndihmë financiare për të dëmtuarit.

Ndërkohë, ndërsa situata ka nisur të lehtësohet në Gjermani, Polonia fqinje ka filluar të raportojë përmbytje pas shirave të dendura.

Qyteti Bielsko-BIala në rajonin e Silesias është mbuluar nga uji, me kryebashkiakët që kanë paralajmëruar banorët për kujdes.

Pas shirave të dendura, ujërat vërshuan në shumë rrugë, prona dhe godina. Edhe shinat e stacionit hekurudhor u përmbytën gjithashtu.