Jennifer Lopez ka anuluar datat e turneut të saj veror për të kaluar më shumë kohë me fëmijët e saj. Ky anulim i papritur vjen pasi në shtyp qarkullojnë thashetheme se këngëtarja është në mes të një divorci nga bashkëshorti Ben Affleck. Përfaqësuesit për Live Nation konfirmuan se “This Is Me…Live” ishte anuluar dhe në një deklaratë të bërë në lidhje me këtë ishte thënë se:
Jennifer po merr pak pushim për të qenë me fëmijët, familjen dhe miqtë e saj të ngushtë.
Burime pranë këngëtares thanë për Page Six se anulimi ishte thjesht për arsye personale dhe nuk lidhej me shitjet e ulëta të biletave. Ishte “Entertainment Weekly” media që raportoi më parë se anulimet mund të kenë ndodhur edhe për shkak të çështjeve logjistike. Lopez e kishte krijuar albumin në vazhdën e rikthimit të romancës së saj me aktorin Ben Affleck.
Megjithatë, thashethemet vazhdojnë të qarkullojnë ende se Lopez dhe Affleck po shkojnë drejt një ndarje të dytë sepse disa burime thanë për Page Six se divorci ishte në rrugë e sipër. Fakti që Affleck nuk u shfaq me gruan e tij në Met Gala në muajin maj u mor si shenjë se marrëdhënia e tyre ishte në telashe. Në vitin 2004, Lopez dhe Affleck formuan një nga çiftet më të admiruar dhe tërheqës, duke rrëmbyer vëmendjen kudo që shkonin. Por që nga ai moment, presioni që iu nënshtruan bëri të vetën dhe ata vendosën të ndaheshin, edhe pse ishte një vendim që të thyente zemrën. Në një intervistë Lopez u shpreh se:
Kur e anuluam dasmën 20 vjet më parë, ishte dhimbja më e madhe e jetës sime. Sinqerisht, u ndjeva sikur do të vdisja.
Kohët e fundit, njerëzit që e rrethojnë çiftin kanë pohuar se problemi kryesor është se ata kanë personalitete shumë të ndryshme dhe në lidhje me këtë një burim është shprehur për People se:
Asaj i pëlqen të ndajë gjithçka në lidhje me jetën e saj. Ai është i rezervuar. Jennifer ka nevojë për këtë, por kjo nuk e bën Benin të lumtur dhe i shkakton atij shumë stres.