Health & Beauty Lifestyle

Përjetoni shkrirjen mistike të natyralitetit në Luis Medical Aesthetic, aty ku bukuria takon shkencën për të nxjerrë në pah pamjen tuaj më rrezatuese!

Luis Medical Aesthetic u krijua si një plotësim i shërbimeve të Luis Day Hospital tre vite më parë. Si një strehim që i premtohet dëshirave tuaja, Luis Aesthetic ofron trajtime jokirurgjikale, duke përfshirë:

1. Rigjenerimin e fytyrës

Ky proces përfshin përdorimin e teknologjive si: hydrafacial, trajtim me lazer, injektime të ndryshme ne koktejle vitaminash, aminoacidesh, peeling të ndryshëm, terapia me plazmën të pasur me trombocite (PRP), microneedling etj. Këto metoda ndihmojnë në rinovimin e qelizave të lekurës, stimulimin e prodhimit të kolagjenit dhe elastinës, duke rritur elasticitetin dhe duke reduktuar shenjat e plakjes, si rrudhat dhe njollat.

2. Trajtime kundër- plakjes (anti-age)

Këtu përfshihen procedurat si skin boosters ne ndryshëm, fillerat dermalë, që ndihmojnë në zbutjen e rrudhave dhe në rikthimin e volumit të humbur në fytyrë, mezoterapi të ndryshme, PRP. Po ashtu, përdoren edhe trajtime me lazer për të stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe shenjave të moshës si lazeri CO2, microneedling (Dermapen 4), face rejuvenation me Candela GentleMax Pro Plus etj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by (@luis.aesthetic_)

3. Definimi i siluetës trupore

Procedurat për definimin e siluetës përfshijnë trajtimin me ICOONE laser-MED, një aparaturë revulocionare e cila përdor dritës LED (615 nm) në inde për stimulimin e kolagjenit dhe elastinës, përmirësimin e qarkullimit venoz, oksigjenimit të indeve, qarkullimit limfatik, shërimin e inflamacionit etj. Ndërsa efekti i lazerit (915 nm) stimulon reduktimin e qelizave yndyrore (lipolizë), redukton celulitin, tonifikon dhe forcon muskujt e trupit etj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by (@luis.aesthetic_)

4. Epilimi me lazerin Alexandrite/Nd:YAG GentleMax Pro Plus

Epilimi me lazer është një nga metodat më të avancuara për heqjen e qimeve të padëshiruar. Përdorimi i lazerit ndihmon në shkatërrimin e folikulave të qimes, duke targetizuar kështu melaninen dhe siguruar rezultatet afatgjata dhe duke reduktuar rritjen e qimes në mënyrë permanente.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by (@luis.aesthetic_)

5. Eliminimi i lezioneve vaskulare

Ky trajtim përfshin përdorimin e lazerit Nd-YAG (1064 nm) Candela GentleMax Pro Plus për të trajtuar venat merimangë ose kapilarët e gjakut të shfaqura në zonën e fytyrës dhe trupit. Lazeri vepron duke targetizuar chromphorin hemoglobinë, në këtë mënyrë shkatërrohen muret venave/kapilarëve të paoksigjenuar dhe të dalë në sipërfaqen e lëkurës, duke na krijuar një pamje estetikisht jo të bukur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by (@luis.aesthetic_)

6. Eliminimi i mykut të thonjve (Onychomycosis)

Trajtimi për mykun e thonjve përfshin përdorimin e përsëri të lazerit Nd:YAG (1064 nm) Candela GentleMax Pro Plus për të shkatërruar parazitin fungi që shkakton infeksionin. Kjo metodë është e sigurt dhe zakonisht e shpejtë, duke rikthyer shëndetin e thonjve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by (@luis.aesthetic_)

7. Heqja e pigmenteve trupore

Procedurat për heqjen e pigmenteve trupore, si njollat e diellit dhe njollat e plakjes, përfshijnë trajtime me lazer dhe peeling ose dhe terapi të kombinuara në varësi të rastit. Këto metoda ndihmojnë në balancimin e tonit të lekurës dhe rikthimin e pamjes së saj uniforme. Gjithashtu ofrojmë dhe lazerin Picosecond me gjatësi vale Nd:YAG (532 dhe 1064nm) për eleminimin e tatuazheve të ngjyrave të ndryshme që keni në fytyrën dhe trupin tuaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by (@luis.aesthetic_)

Në LUIS Medical Aesthetic, çdo trajtim është i personalizuar sipas nevojave të klientëve, duke përdorur vetëm aparatura dhe produkte të cilësisë së lartë. Stafi profesional është i trajnuar për të siguruar që çdo procedurë të jetë e sigurt dhe efektive, duke krijuar një ambient relaksues dhe të këndshëm për klientët.

Arrijmë të depërtojmë në deshirat sekrete të nevojave të klientit duke zgjedhur përherë cilësinë kundrejt sasisë, për të piktuaruar sebashku të bukurën. LUIS Medical Aesthetic-shkrirja mistike e natyralitetit.

Përkushtimi ndaj cilësisë dhe inovacionit e bën LUIS Medical Aesthetic një destinacion të preferuar për ata që kërkojnë trajtime estetike të avancuara.