Kur duhet ta vendos pemën time të Krishtlindjes është një pyetje që bëhet në shumë shtëpi çdo vit. Ajo i shton mjaft atmosferë festive shtëpisë, por edhe pema e Krishtlindjeve e ka një kufi për sa kohë do të mbetet e bukur në ngrohtësinë e një dhome. Për më tepër, edhe fansat më të mëdhenj të festës e dinë se idetë e dekorimit të Krishtlindjeve mund të humbasin magjinë e tyre nëse janë një tipar i ambienteve të brendshme për një kohë të gjatë.
Gjithkush ka një këndvështrim individual se kur do ta vendosë pemën e Krishtlindjes së bashku me dekorimet e tjera, por ka disa çështje që duhen mbajtur parasysh kur ta vendosni. Ne ju zbulojmë se çfarë këshillojnë dizajnerët dhe specialistët e pemëve.
Kur duhet të vendoset pema e Krishtlindjes?
Shumë njerëz zgjedhin javën e parë të dhjetorit. Në traditën e krishterë, pemët e Krishtlindjeve vendoseshin në prag të Krishtlindjeve, ndërsa në ditët e sotme njerëzit e vendosin pemën shumë më përpara. Lucy Searle, kryeredaktore globale e revistës “Homes & Gardens” thotë:
Pritja deri në prag të Krishtlindjeve do t’ju linte me pak pemë për të zgjedhur dhe pak kohë për të dekoruar. Në shtëpinë time, ne e vendosim pemën javën e parë të dhjetorit pasi ka shumë pemë të mrekullueshme për të zgjedhur.
Kur duhen vendosur dekoret e tjera në shtëpi?
Nëse tanimë i keni vendosur dekorimet tek oxhaku ose muri i shtëpisë tuaj, ekspertet thonë se është shumë herët për të filluar dekorimin e shtëpisë. Ekspertja Juliette Thomas thotë:
Më pëlqen të pres deri në mes të dhjetorit për të vendosur dekorimet e mia. Unë gjithmonë zgjedh një pemë të vërtetë dhe nuk më pëlqen ta lë atë të thahet shumë dhe të ketë degë të shpërndara nëpër shtëpi, por sigurisht, zgjedhja varet nga ju.
Sipas një sondazhi të revistës “Homes & Gardens” njerëzit që e vënë pemën e Krishtlindjeve me herët janë më të lumtur se ata që nuk e kanë vendosur ende. Edhe pse ky nuk është një sondazh shkencor, vendosja e pemës dhe mbledhja e të gjithëve së bashku për ta dekoruar atë na jep të gjithëve një ngrohtësi festash.