Jeni bërë ndonjëherë kuriozë për të ditur se çfarë diete mban Meghan Markle për t’u dukur përherë aq në formë?! Për të pasur fizikun që ajo ka, Dukesha praktikon joga dhe ha gjithmonë të njëjtën gjë. Megjithatë, ajo shpesh e përkëdhel veten me një gotë verë dhe patate të skuqura. Sigurisht, Megan Markle praktikon një mënyrë jetese të shëndetshme, stërvitet, praktikon joga, por dieta e saj e ndihmon më së shumti për të mbajtur një fizik të mirë.
Rregulli i saj është që menjëherë pas zgjimit të pijë një gotë ujë të ngrohtë me limon. Ndihmon trupin të zgjohet dhe të rimbushet me energji. Ky ritual standard kryhet çdo ditë nga shumë personazhe të famshme të Hollywood-it.
Megan nuk e neglizhon kurrë mëngjesin. Për drekë ha sallatë dhe pak proteina, mish, peshk, ushqime të pjekura në skarë pa vaj, kurse për darkë makarona ose biftek me salcë kungulleshe me pak kalori. Ndërkaq, Megan thotë se i pëlqen të gatuajë dhe se ka një recetë të veçantë për darkën e saj të zakonshme.
Kungullin e njomë e prenë në kubikë të imët dhe e ngrohur në një tigan, pa vaj. Kur kungulli i njomë të jetë i skuqur dhe i butë, ndez mikserin dhe do të përftojë një salcë që është mirë për t’u kombinuar me të gjitha produktet ose për t’u ngrënë individualisht si pjatë më vete.
Ndërkaq, njihuni me menunë ditore të Markle:
Mëngjesi: Bollgur me banane dhe mjaltë ose puding me fara chia.
Dreka: Sallatë me perime dhe mish ose fasule.
Pasditja: Një mollë jeshile, bajame ose perime dhe fruta.
Darka: Makarona me kungull të njomë dhe parmixhan dhe një gotë verë e kuqe.
Frigoriferi i saj përmban gjithmonë humus, karota, drithëra, qumësht bajame dhe pulë. Megjithatë, kur i vijnë miqtë e saj, ajo shijon patate të skuqura dhe ushqime deti. Rikujtojmë, se Dukesha e Sussex-it po përpiqet të rikuperojë më në fund përçarjen e hidhur katërvjeçare me babain e saj të sëmurë, Thomas Markle. Meghan, mësohet se ka tentuar të kontaktojë me babain e saj pasi u zbulua se ai ishte duke u shëruar nga një goditje në tru.