Apple ka paraqitur tashmë planet e saj për iPhone-in e parë të palosshëm. Qëllimi i iPhone nuk është vetëm hyrja në këtë treg, por edhe zëvendësimi i kategorisë iPad mini me iPhone të palosshëm. Karakteristikat teknike të këtij produkti të ri nuk janë vendosur ende, Apple po bën teste me parametra të ndryshëm, si madhësia, pesha, diagonalja e ekranit, procesori etj.
Kompania amerikane tashmë po shkon universalisht drejt kësaj teknologjie. Së shpejti pritet të prezantohet një iPad Pro OLED, ndërsa duke pasur parasysh zhvillimin e iPhone të palosshëm me ekran OLED, nuk do të shohim një iPad mini me karakteristika të tilla. Apple tashmë është duke punuar me Samsung Display dhe LG Display për mostrat e para të ekraneve të palosshme dhe së shpejti do të fillojnë testimet në madhësi më të mëdha.
Apple may unveil its first foldable device in 2026 or 2027, with a 7-8 inch display. Uncertainty surrounds whether it will be a foldable iPhone or iPad.https://t.co/C8Mrg6TKbI
— Hindustan Times Tech (@HTTech) February 3, 2024
Apple do të vazhdojë fillimisht me Samsung Display dhe më pas do të fillojë gjithashtu një bashkëpunim të lidhur me LG Display. Për vitin 2028, informacionet e deritanishme flasin për një model edhe më të madh në kategorinë e palosshme që ndoshta do të jetë një iPad i ri ose një Mac i ri. Rikujtojmë, se sipas një raporti nga PhoneArena, Apple mund të pajis modelet e ardhshme iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max me material grafeni për të ndihmuar në shpërndarjen e nxehtësisë dhe për të ulur temperaturën e telefonit. Kompania i ka pajisur modelet e saj aktuale me një kornizë titani e cila ka përçueshmëri më të ulët termike se çeliku inox, duke dërguar kështu në probleme me nxehtësi.