Aktualitet Politikë

Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, Basha: Do të qëndroj për t’u përballur!

Në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, deputetët mendojnë se edhe Berisha dhe Basha duhet të bëjnë nga një hap pas.

Është propozuar ngritja e një grupi të përbashkët për bashkimin e partisë. Ka propozime të ndryshme se kur duhet të organizohen zgjedhjet me fokus rindërtimin e besimit dhe bashkimin e demokratëve. Këto propozime do të diskutohen edhe me kolegjin e kryetarëve, kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, për të marrë dhe mendimin e tyre.

Deputeti Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar se tre janë konkluzionet: një hap pas i zotit Basha e zotit Berisha, grup i përbashkët punë, zgjedhjet me qëllim rindërtimin e besimit pas bashkimit të Partisë.

Por Basha nuk mendon kështu. Në fjalën e tij në përfundim të mbledhjes deklaroi:

Një nga mbledhjet më të vështira. Qëllimi është që PD të dalë e bashkuar, jo të shkojë drejt një përçarjeje tjetër. Nëse bëjmë gjënë e duhur, mund të fitojmë ata që nuk dolën në votime. Zgjidhja përfshin hapin pas timin. Ka disa propozimë për të ngritur grupe pune të përbashkëta. Ju siguroj që me mirënjohje për ju, në dispozicion të kësaj zgjidhjeje është hapi pas i imi. Nuk kam mbajtur qëndrimet e mia për karrige. Këtë dëtyrë ë kam patur mal mbi shpinë. Ikja ishtë gjëja më e lehtë, por qëndrova për t’u përballur. Procesi që nis, të përdorë si kapital gatishmërinë timë për të bërë hapin pas. Përçarjën  nuk e  nisëm ne, e nisi ai që tha së nuk do ta përfshijë partinë. Ai që është non grata.

Zhvillimet e mbledhjes:

Deputeti i PD-së Tomor Alizoti tha se Lulzim Basha nuk do të japë dorëheqjen, pavarësisht se ju kërkua nga i gjithë grupi parlamentar.

‘Të iki njëri nga ky vend. Fjala dorëheqje është dorëheqje. Unë arrita të kuptoj se nuk do të dorëhiqet. Dorëheqja është që njeriu mban dorëheqje personale. Unë marrë përgjegjësitë dhe largohem. Kjo nuk ndodhi, po shkon në një psikozë. Urgjentisht duhet të heq hekurat. Duhet që të hapi krahun pse qenka kaq e vështirë të ikësh nga pushteti kur nuk fiton. Ndejtëm kaq orë dhe nuk merr dotë një vendim të japë dorëheqjen. Të gjithë po diskutojmë, kemi të bëjmë me një rast të rrallë në univers.’- tha Alizoti.

Deputeti Ervin Salianji i ka kërkuar Lulzim Bashës gjatë mbledhjes së grupit parlamentar që të japë dorëheqjen.

‘Po ju kërkohet vetëm një gjë, të jepni dorëheqjen sot me akt publik dhe qëndroni në detyrë për nje afat jo me shume se 2 javë. Në këtë periudhë të krijojmë bord/nukël, jo me numër të vogël nga ky grup parlamentar me detyrën për të negociuar me çdo personalitet që interes ka PD dhe kërkon të bashkohet me PDSh. Sot shqetësimi im kryesor është mbrojtja e kujtdo qe ka mbrojtur interesat e Partisë Demokratike, në nuk i kemi lëshuar ata, do bëj gjithçka për t’i mbrojtur! Duhet të themi të vërtetën ka sentiment anti-Bashe kudo, i drejtohem Bashës: ju e rritët Berishën. Në 6 Mars ka humbur opozita dhe ka krizë besimi tek ju.’- tha Salianji.

Deputetja Ina Zhupa ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike. Gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar, Zhupa ka propozuar ngritjen e një strukture  që gëzon besimin e të dy palëve.

‘Kjo protestë sot tregon që populli opozitar është në shesh. Dhe ndaj çdo përpjekje e jona duhet të jetë si të fitojmë besimin e tyre për ti përfaqësuar e mundur Edi Ramën.  Ndaj Partia Demokratike s’mund të diskutoj me e dyta apo e treta në zgjedhje, por duhet një plan bashkimi që ka si bazë votën e lirë të demokratëve. Nuk mund të qendrojmë sikur rezultati i zgjedhjeve te 6 Marsit nuk ka ndodhur dhe besoj ky është qendrim i çdo deputeti të PD qe e do partine dhe ka për detyre te komunikoj me demokratet dhe te garantoj qe ato vota te 25 prillit te shtohen dhe jo te pakesohen. Si zgjidhje propozoj terheqjen tuaj kryetar dhe duke  u ngritur nje strukture qe gezon besim te paleve se tashme kemi dy pale dhe qe hap nje gare per drejtimin e partise qe shumica e demokrateve te vendos dhe te respektohen te gjitha pakicat qe mund te marri kushdo kandidat ne gare. Vota mund te zgjidh kete situate mendoj. Qe ne zgjedhjet e 2023 te shkojme si opozite e madhe qe mund te mundim Ramen per te miren e cdo qytetari.’- tha Zhupa.

Po ashtu ka propozime ku duhet të organizohen zgjedhjet me fokus rindërtimin e besimit tek demokratët.

Të gjitha këto pritet të diskutohen në ditët në vijim me Kryesinë, Këshilin Kombëtar dhe Kolegjin e Kryetarëve.