Aktualitet

Përfundojnë 55% e punimeve për urat mbi lumin e Tiranës!

Po vijon puna pa ndërprerje puna në kantierin, Urat mbi lumin Tiranë, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës. Në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ndau momente nga punimet në këtë kantier e ku mësohet se deri tani është realizuar 55% e punimeve.

I gjithë projekti do të krijojë lehtësira të mëdha për kryeqytetin, që nga shkurtimi i distancave të lëvizjes me makinë, te reduktimi në masë i trafikut, e deri tek impakti i zhvillimit të bizneseve dhe rritjes së vlerës së pronës, tha Rama.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment rrugor të gjerë dhe me standarde, mbi 27 kilometra të gjatë. Ndërtimi i saj vlerësohet se lehtëson trafikun, si dhe shkurton distancat, sidomos për mjetet që kalojnë tranzit në kryeqytet apo që lëvizin nga periferia jashtë tij.

Me përfundimin e punimeve, kjo unazë do të bëjë të mundur një shpërndarje të trafikut. Në të gjitha zonat ku kalon, segmenti rrugor në fjalë gjallëron jetën e komuniteteve dhe rrit vlerën e pronave dhe të investimeve të banorëve të komuniteteve.