Aktualitet

Përfshihet nga flakët masivi pyjor në fshatin Bardhaj, digjen edhe dy banesa!

Një zjarr ka rënë në fshatin Bardhaj në Njësinë Administrative Rrajcë duke shkaktuar shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Zjarri ka rënë jo shumë larg Parkut Kombëtar të Shebenikut dhe është djegur një masiv pyjor, një parcelë me shkurre dhe dy shtëpi të vjetra.

Pavarësisht ndërhyrjes nga zjarrfikësja, izolimi i zjarrit është bërë i vështirë për shkak të terrenit jo të aksesueshëm nga mjetet. Gjithashtu dhe era po favorizon flakët.

Mungesa e Hidranteve në të gjitha rrugët që shkojnë drejt masiveve pyjore të Rrethit të Librazhdit ku mund të furnizohen me ujë makinat zjarrfikëse po frenon ritmet e punës së shërbimeve të mbrojtjes nga zjarri.