Diva e muzikës pop Jennifer Lopez zgjodhi të mbajë një koncert në një hotel në Emiratet e Bashkuara Arabe për shumën prej 5 milionë dollarësh. Një raport i DailyMail thotë se “JLo futi në xhep 5 milionë dollarë për të performuar në shfaqjen hapëse të një hoteli anti-homoseksual në Dubai”.
54-vjeçarja e cila disa herë në të kaluarën është deklaruar si mbrojtëse e të drejtave të komunitetit LGBTQ+, ka irrituar shumë fansat e saj. Aktivisti për të drejtat e homoseksualëve Peter Tastel tha për gazetën Sun se:
Është shumë e trishtueshme që një aleate e gjatë e LGBTQ si Jennifer Lopez është e gatshme të vendosë paratë mbi të drejtat e njeriut. Shfaqja e saj do të jetë bashkëpunëtore në homofobinë, mizogjininë dhe abuzimin e përgjithshëm të të drejtave të njeriut, të cilat Jennifer Lopez nuk i mbështet. Është turp që ajo e pranoi këtë.
Ai vazhdoi, duke theksuar se regjimi i Dubait “po e përdor atë për të projektuar një imazh më liberal”. Mesa duket Jennifer nuk di të ndalet sa i përket projekteve kinematografike. Pas suksesit të “The Mother” ajo është gati për një tjetër film. Bëhet fjalë për një film të ri aventuresk fantastiko-shkencor të titulluar “Atlas”.
Aktorja 54-vjeçare u pa për herë të parë në film gjatë një klipi të Netflix të projekteve të tyre të vitit 2024 që u publikuan ditën e djeshme. Vetë filmi “Atlas” përqendrohet te një analiste e shkëlqyer e të dhënave me një mosbesim të thellë ndaj inteligjencës artificiale, e cila i bashkohet një misioni për të kapur një robot me të cilin ajo ndan një të kaluar misterioze.