Sport

Përformancë fantastike, Asllani përfshihet në formacionin e javës në Nations League

Kristjan Asllani i dhuroi 3 pikë Shqipërisë në ndeshjen e Nations League ndaj Gjeorgjisë, me atë gol vendimtar në Tbilisi. Përveç golit magjik, mesfushori ishte i  palodhur në fushë, duke ndihmuar skuadrën edhe në aspekte të tjera.

Falë asaj përformance fantastike, 22-vjeçari është përfshirë në formacionin e javës në Nations League. Faqja e specializuar e statistikave whoscored.com ka vlerësuar paraqitjen e Asllanit me notën 8.63.

Në formacionin e javës është edhe sulmuesi austriak i Interit, Arnautovic dhe mbrojtësi anësor i Liverpool, Alexander Arnold.