Një koncert i këngëtares Taylor Swift në Seattle është krahasuar me një tërmet me magnitudë 2.3, kjo sipas sizmiologëve. Të dhënat sizmike u analizuan nga ekspertët. Profesor Jackie Caplan Auerbach, një gjeolog në Universitetin e Uashingtonit Perëndimor, tha për Seattle Times se ndikimi i shfaqjes së koncertit tri orë e gjysmë të Taylor ishte baraz me një tërmet me magnitudë 2.3. Kënga “Shake It Off” kishte përgjigjen më të zhurmshme, së bashku me “Blank Space”.
Një tërmet me magnitudë 2.3 konsiderohet i vogël, me më shumë se një milion të ndjerë globalisht çdo vit. Edhe pse ato janë të dukshme për njerëzit, ato nuk janë aq të forta sa të dëmtojnë ndërtesat. Por sizmologët vendas janë gati për koncertin e Beyonce në të njëjtin vend në shtator për të parë nëse fansat e saj mund të thyejnë rekordin.
Biletat për turneun në Mbretërinë e Bashkuar të Taylor Swift dolën në shitje këtë muaj. Ylli 33-vjeçar amerikan do të nisë turneun e saj evropian në maj 2024, duke mbajtur 13 koncerte në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në total. Swift u fut së fundmi në listën vjetore të Forbes të artistëve me fitimet më të larta. Pas publikimit të albumit të saj të dhjetë në studio, “Midnights”, Swift u bë artistja e parë në histori që fitoi dhjetë vendet e para në listën e këngëve të Billboard Hot 100. Ikona e popit shënoi pjesën më të madhe të fitimeve të saj prej 92 milionë dollarësh nga muzika që ajo kishte nxjerrë në vitet e kaluara.